TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme KQZ iu ka dhënë mandatin e deputetit dhe 6 kandidatëve të listave të PD-së dhe të LSI-së, duke e çuar në 12 opozitën e re të Kuvendit, së bashku me Myslim Murrizin dhe Rudina Hajdarin.
Nga listat e PD-së morën mandatin e deputetit:
Lefter Maliqi, i shumëpërfolur për kalimet nga e majta në të djathtë.
Ligoraq Karamelo, i cili ka qenë nga listën e Korçës.
Majlinda Halili, ka qenë në listat për Tiranën.
Ndërkohë që nga LSI-ja do të hyjnë në Kuvend tre zonja:
Elda Hoti, ka qenë kandidate në listat e Lezhës.
Edlira Hyseni, në listat e Durrësit.
Ediola Braho, në listat e qarkut Gjirokastër.
Pritet që këta deputetë të betohen gjatë seancës së 13 Marsit.
Nga ana tjetër PD-ja ka parashikuar që të mbajë një protestë masive në datën 16 Mars, de deri atëherë duket se do të mbahet pezull dhe betimi i tyre, për shkak se një e enjte korrespodon me ditën e verës, 14 Marsin.