AKTUALITET, 11 Mars 2019, 12:16

VIDEO/IKMT shkon të prish shtëpinë te “Petro Nini”, banorët në lot

Fadromat e IKMT kanë hasur në rezistencën e banorëve teksa kanë ndërhyrë për të shembur një ndërtesë dy katëshe pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në kryeqytet. Trualli ku është ndërtuar shtëpia i është rikthyer pronarit të ligjshëm me vendim gjykate dhe familjarët kishin afat deri sot për të lënë shtëpinë. Familjarët kanë kundërshtuar vendimin për prishjen e objektit dhe në shenjë proteste kanë dalë nga banesa dhe janë shtrirë në rrugë. Ata thonë se kanë 70 vjet që jetojnë aty, që prej vitit 1953, ndërsa pretendojnë se toka është e shtetit dhe jo pronë private. Vendimin e Gjykatës që njeh pronësinë e truallit një personi tjetër, ata e konsiderojnë korruptiv.

 

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/03/NERTI-1.mp4"][/video]

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/03/NERTI-2-Copy.mp4"][/video]

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/03/NERTI-3-Copy.mp4"][/video]

Një prej banoreve ka humbur edhe ndjenjat dhe i është dhënë ndihma e parë mjekësore nga një autoambulancë që ka mbërritur aty. Pamjet që vijnë janë të rënda. Qarkullimi i automjeteve në segmentin nga shkolla “Petro Nini Luarasi” në drejtim të Parkut të Liqenit është paralizuar nga protesta e banorëve.

Në këtë banesë jetojnë dy familje. Ato thonë se kanë investuar të gjithë jetën e tyre për ndërtimin e shtëpisë dhe nuk pranojnë ta lirojnë atë. Ata thonë se kanë dokumentacion të rregullt, legalizim dhe hipotekë për shtëpinë e ndërtuar. Ata kanë djegur edhe disa goma përreth shtëpisë, ndërsa është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për shuarjen e flakëve. Policia ka shoqëruar në komisariat tre banorë.