AKTUALITET, 11 Mars 2019, 11:40

Deputetët e PD të angazhuar me protestat, Myslim Murrizi me maxhorancën në…

Deputeti i përjashtuar nga Partia Demokratike, Myslim Murrzi ka vazhduar normalisht jetën parlamentar, pas vendimit të tij për të mos djegur mandatin.

murrizi

 

Deputeti Murrizi ishte sot i pranishëm në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë Kombëtare ku është ftuar për raportimin vjetor, kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo.

Kjo mbledhje po zhvillohet me dyer të mbyllura dhe është vënë re se në krah se Myslim Murrizi është ulur në krah të deputetit të PS-së, Spartak Braho.

komison

Ndërkohë që në këtë mbledhje bie në sy mungesë e deputetit më të ri të LSI-së, Ylli Shehu, i cili në mbledhjen e fundit është caktuar të jetë anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare.

Ndërkohë që demokratët janë të angazhuar në përgatitjen e protestës së madhe më 16 mars, deputeti i Lushnjës ka vijuar jetën parlamentare.

PANORAMA