AKTUALITET, 2 Prill 2019, 14:03

LAJM I FUNDIT/ Shtyhet për herë të 3-të seanca për Balilin, ja shkaku

LAJM I FUNDIT/ Shtyhet për herë të 3-të seanca për

Mungesa për të dytën herë radhazi e avokatit Theodhori Sollaku ka shtyrë sërish pretencën për Klement Balilin.

Seanca tjetër e radhës do mbahet më 8 prill në orën 13:00, teksa gjykata vendosi gjobitjen me 10 mijë lekë të Sollakut, për mungesë në senacë pa lajmëruar.

Vetë Balili kishte kërkuar të mos paraqitej në seancë.

Për të tretën herë, Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka mundur të dëgjojë konkluzionet e prokurorisë për Balilin, të akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Ndërsa sot pritej që Prokuroria të lexonte konkluzionet përfundimtare dhe të kërkonte dënimin për Klement Balilin.