TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Parlamenti britanik u përball me një situatë të pazakontë seancën plenare të një nate më parë.
Në kulmin e tensioneve dhe debateve rreth "Brexit", seanca u ndërpre nga burra dhe gra gjysmë të zhveshur.
Protestuesit, pjesëtarë të grupit “Rebelimi ndaj Zhdukjes” kërkuan më shumë vëmendje për ndryshimet klimatike.
Ata u vendosën në dritaret që ndan deputetët nga publiku, duke shënuar dhe shkeljet më të mëdha të sigurisë në parlamentin britanik që nga viti 2014.
Protestuesit tërhoqën vëmendjen e deputetëve, mes tyre edhe ish-liderit Laburist, Ed Milliband, që zgurdulloi sytë me habi kur i pa.
Ndërsa një tjetër deputet, laburisti Peter Kyle, e quajti me humor protestën “e vërteta lakuriqe”.
Policia ndërhyri shpejt duke i larguar pjesëtarët e grupit “Rebelimi ndaj Zhdukjes”.
Por deputeti konservator James Heappey shkeli rregullat e sallës dhe i fotografoi protestuesit, pavarësisht thirrjeve të kreut të Parlamentit John Bercow për të injoruar situatën dhe për të vazhduar me debatin për Brexit.
[video width="636" height="382" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/04/fsdwet.mp4"][/video]