TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin për “Furnizimin me ujë në zonat rurale” dhe kësaj here ka zgjedhur zonën e Rrajcës.
Rama ishte i shoqëruar nga ambasadori i BE-së, Luigi Soreca; ambasadorja gjermane Susanne Schultz dhe deputeti i zonës, Taulant Balla. E vetmja që mungonte ishte kryebashkiakja e Prrenjasit, Miranda Rira, e cila sapo është bërë nënë.
Gjatë fjalës së tij, Rama nuk e la pa thumbuar kryebashkiaken duke u shprehur se pas 30 qershorit, PS-ja do t’i jepte mundësinë për t’u kujdesur me kohë të plotë për beben duke nënkuptuar se ajo do të humbiste në zgjedhjet lokale.
“Na mungon vetëm Miranda, por me një arsye të mirë.
I uroj edhe 100 bebes së sapolindur të Mirandës. Kam besim dhe bindje që do t’i japim mundësinë Mirandës që të fokusohet vetëm tek bebja pas 30 qershorit.”