AKTUALITET, 2 Prill 2019, 10:57

Shkodër, 28 vite nga masakra e 2 Prillit, Basha homazhe tek Memoriali i Dëshmorëve

Shkodër, 28 vite nga masakra e 2 Prillit, Basha homazhe tek Memoriali i

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në qytetin e Shkodrës, ku përveç takimeve me qytetarët ka marrë pjesë në ceremoninë e vendosjes së kurorave në Memorialin e Dëshmorëve të 2 Prillit.

Gjatë ceremonisë, kryedemokrati do të mbajë edhe një fjalim. Ndërkohë që vizita e Bashës vjen disa ditë pas ekzekutimit të dy vëllezërve Bilali, njëri prej të cilëve ishte gjithashtu iniciatori i lëvizjes.

Çfarë ka ndodhur në 2 Prill 1991?

Më 2 prillit 1991 në qytetin e Shkodrës u vranë 4 dëshmorë të Demokracisë.

Gjatë protestës masive, manifestuesit dogjën zyrat e Komitetit Qendror të PPSH-së në qytetin verior.

Kjo ngjarje konsiderohet dhe si masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri, ku mes turmës që protestonte u vranë me snajperë nga forcat e sigurimit, Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka.