TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka qenë i prerë në qëndrimin e tij me opozitën. Rama tha se nuk ka tryezë për negociata, dhe shtoi se PS do të fitojë zgjedhjet lokale.
Rama tha se PS fitoi zgjedhjet kur kishte ende Sali Berisha PD-në dhe shtetin, e jo më sot, që sipas tij, PD është e shpërbërë.
“PD-në e mundëm kur kishte Saliun dhe shtetin. Opozita ende nuk e ka kuptuar gabimin, vijon pushimet. Ne mundëm Saliun, nuk mundim dot Lulin?
Opozita i është qepur Dakos për ta bërë shënjestër. Por Dako i mundi, Saliun dhe shtetin. Kishin kthyer shtetin në hordhi të pushtetin të tyre. Kanë nxjerrë kriminelët me leje barre, me leje lindje për të votuar. Bridhnin me kriminelët për të kërcënuar njerëzit. Ne i mundëm dhe do t’i mundim prapë.
Ata zgjodhën të bëjnë atë që nuk e ka bërë njeri. E bëri vetëm një parti në Itali në vitet ’20, dhe u shkri. Ashtu do shkrihen edhe ata. Zgjodhën të tradhtojnë popullin që votoi për ta. Tani djegin mandatet dhe u thonë njerëzve ne jemi si ju.
Noc Rrokun do merrni Lul. Se kush do marrë Nocun, se kush do marrë Rrokun, zgjidheni me Monikën.
Më këndonte Luli 2 vite më parë himnin, më vinte tek puna çdo ditë dhe thoshte “Kurrë në zgjedhje në këtë qeveri dhe këtë kryeministër”. S’ka më tryezë, s’ka më negociata,”- deklaroi Edi Rama.