TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lëvizja Socialiste për Integrim, ka vendosur t’i bashkohet Partisë Demokratike, në vendimin për djegien e mandateve parlamentare.
Monika Kryemadhi e ka lajmëruar këtë vendim në një konferencë për shtyp, pas mbledhjes së grupit parlamentar të LSI-së.
“Grupi parlamentar i LSI vlerëson se djegja e mandateve është rruga e vetme për të rikthyer shtetin e të drejtës dhe legjitimitetin e qeverisë përmes votës së lirë”, u shpreh Kryemadhi.
Kryemadhi renditi një sërë arsyesh përse LSI ka mbërritur në këtë vendim, ku spikaste blerja e votave nga element kriminalë dhe zhytja e qeverisë në afera korruptive. Ajo u shpreh se opozita ka si qëllim, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.
Tashmë opozita e bashkuar, me të gjithë aleatët, ka vendosur të dalë jashtë institucioneve, për t’ju bashkuar qytetarëve në shesh.
Nga ana e kryeministrit Rama, nuk ka patur asnjë reagim konkret për djegien e mandateve, sepse qeveria ka shpresuar deri në fund se opozita do të përçaher dhe ky akt nuk do të kryhet.
Ambasadori i BE-së, dhe përfaqësuesja e SHBA-së, kanë zbarkuar në zyrën e kryeministrit Rama, për të diskutuar situatën politike të krijuar në vend, pas këtij vendimi të Kryemadhit.
/TPZ.AL/