AKTUALITET, 18 Shkurt 2019, 16:36

Djegia e mandateve/ Basha takohet me aleatët, ja vendimi që është marrë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me aleatët e Partisë Demokratike. Në përfundim të takimit ata kanë folur për median dhe kanë deklaruar se i bashkohen PD-së në aksionin politik për djegien a mandateve parlamentare.

Fatmir Mediu: Ne kemi një koalicion politik elektoral të hershëm me njëri tjetrin. Kemi detyrim ndaj qytetarëve dhe duhet tu përgjigjemi thirrjeve të qyetetarëve. Besoj do të jetë një vendim unanim, jo vetëm i deputetëve që janë në Kuvend por i të gjtihë deputetëve që kanë kandiduar.

Vangjel Dule: Opozita e bashkuar parlamentare është në kushtet e realizimit të misionit të saj, i cili nuk mbaron vetëm më djegien e mandateve të këtij parlamenti ilegjitim, por ky koalicion drejton popullin për të sjellë ditën e nesërme. Misioni është i vështirë dhe kërkon mbështetjen jo vetëm të mbështetësve tradicionale por edhe të gjithë atyre që janë të mashtruar dhe të poshtëruar nga Rilindja dhe Edi Rama.

Nard Ndoka: Qytetarët folën qartë, patën mbështetje maksimale për aksionin opozitar. Folën edhe për mandatin e e kryeministrin. Ai duhet ta lexojë qartë protestën e qytetarëve. Është kapur duke vjedhur zgjedhjet dhe është kapur në korrupsion. Është momenti i reflektimit nga zoti Rama . Axhenda e opozitës së bashkuar është e qartë. Nëse ai nuk i lexon mijëra qytetarë që protestuan, është detyra jonë ti tregojmë mënyrën si duhet të largohet.

Dashami Shehi: Sa kohë të jetë Rama aty, do na shihni bashkë, kur të mbarojë kjo punë mund të shihni ndonjë gjë ndryshe. Ato mandate nuk na bëjnë ndonjë gjë. I patë njerëzit në shesh, do jemi edhe më shumë.

Agron Duka: Unë kam qenë për zgjidhje institucionale, por jam dakord me opozitën për të djegur mandatet.

/TPZ.AL/