AKTUALITET, 31 Janar 2018, 16:29

Laçi tris Luftëtarit, show i Xhejms në Durrës

Laçi tris Luftëtarit, show i Xhejms në Durrës

Laçi dhe Luftëtari e kishin vlerësuar Kupën, teksa e nisën ndeshjen me formacionet më të mira. Kurbinasit ishin superiore dhe ndeshjen e zhbllokuan që në minutën e 27-të me anë të Ansi Nikës. Shkodrani me një goditje nga jashtë zonës mposhti portierin mik.

Rexhinaldo pak minuta më vonë mes dy mbrojtësve realizoi me kokë, ndërkohë që pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dy golave. Në pjesën e dytë Luftëtari përpiqet të bëjë diçka, ndërkohë që ka rezerva për gjykimin, në një rast kërkohet penallti për mbajtje të Bregut. Në minutën e 79-të me kokë Qaqi realizoi edhe golin e tretë.

Në Durrës Skënderbeu është rikthyer te fitorja. Përballë Teutës djemtë e drejtuar nga Ilir Daja sfumuan një mundësi për të shënuar me Lilajn, që me penallti godet shtyllën. Në minutën e 35-të Xhejms vallëzon në mbrojtjen mike dhe shënon. 0-1 pjesa e parë. Nigeriani i pozicionuar në sulm nuk fal edhe në të dytën. Në të 75’ ai realizon edhe golin e dytë.

Laçi – Luftëtari 3-0

Shënues: Nika 23’, Rexhinaldo 30’, Qaqi 79’

Teuta – Skënderbeu 0-2

Shënues: Xhejms 35’, 75’