TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Armando Sadiku ka hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, teksa ka nënshkruar për ekipin e Levantes.
Falë kësaj lëvizje sulmuesi i kombëtares shqiptare ka shansin e artë për të luajtur në “La Liga”, që është një nga kampionatet më elitare në Europë. Gjatë prezantimit në ekipin e Levantes, klubi spanjoll ka zgjedhur fjalën “Mirësevini”, për të pritur futbollistin e Kombëtares,
Nga ana tjetër Armando Sadiku në intervistën e parë për Levanten, ka folur në gjuhën spanjolle. Sulmuesi do të gjejë në këtë ekip edhe futbollistin tjetër më origjinë shqiptare, Enis Bardhi.
“Jam shumë i lumtur që jam në këtë skuadër. Shokët e ekipit janë treguar shumë të mirë dhe jam i kënaqur që gjendem këtu. Skuadra më ka ndihmuar duke filluar nga dita e parë e stërvitjes. Ky është një hap i madh për karrierën time dhe jam i kënaqur që luaj në La Liga.
Kam parë disa ndeshje të këtij ekipi dhe mendoj se mund të bëjmë gjëra të mira së bashku. Bardhi është futbollist i mirë, flasim shqip dhe mund të më ndihmojë në këto ditë të para. Një përshëndetje për të gjithë përpara Levante”, është shprehur Armando Sadiku.