AKTUALITET, 31 Janar 2018, 14:37

"Etilda Gjonaj gënjeu për ekstradimin e financierit të Habilajve"

Një procesverbal i policisë për arrestimin e Nezar Seitajt në lidhje me 4 ton drogë të kapura në Babicë të Vlorës janë prova se Ministria e Drejtësisë kishte informacion se ky person ishte nën hetim për një çështje tjetër.

Nga selia e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha se ky procesverbal është prova se Etilda Gjonaj gënjeu kur tha se nuk kishte pasur dijeni për hetimin e Seitajt, ndaj kishte firmosur për ekstradimin e tij.

“Ky është procesverbali që tregon arrestimin e Nezar Seitajt” tha Alibeaj duke treguar dokumentin. “Ky procesverbal tregoi se financieri i drogë u ndalua në 19 tetor 2017 pasi u arrestua për 4 ton drogë. Procesverbali i policisë tregon se ky është arrestuar në 19 tetor dhe jo në 20 siç thotë Fatmir Xhafaj, që është pjesë kyçe e ekstradimit” tha Alibeaj.