TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Plagosja e një 19-vjeçari ditën e djeshme, ka bërë që të vihen në pranga autori i plagosjes dhe e fejuara e tij për armëmbajtje pa leje.
Policia bën të ditur se ka vënë në pranga 27-vjeçarin Enea Hajderasin dhe të fejuarën e tij me inicialet L.M.
“Më datën 30.01.2018, rreth orës 15:45, shtetasi Enea Hajderasi, në banesën e tij ka plagosur nga pakujdesia me armë zjarri pistoletë shtetasin R.Gj, 19 vjeç. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Enea Hajderasi dhe të fejuarës së tij, shtetases L.M u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri pistoletë të markave “Miniblov” dhe “Zastava”, një krehër me 9 fishekë model 57, 65 copë fishekë model 56 si edhe 1 gëzhojë pistolete”, – thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier./TPZ.AL