TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Trafikun e drogës ai duket se e ka pjesë të biznesit familjar. E thërrasin "profesor", ndërsa babai i tij njihet prej vitesh si një prej kokave të trafikut të drogës në kryeqytet. tashmë "profesori" ka përfunduar në pranga. Bëhet fjalë për 46-vjeçarin Gazment Gazheli, i njohur në botën e krimit me pseudonimin “profesori”. Po ashtu në pranga ka përfunduar edhe Kristian Karanxha, 27 vjeç. Ky i fundit njihet me pseudonimin “Kiçi”.
Sipas policisë “profesori” në bashkëpunim “Kiçin”, dyshohet se në zonën e “Brrylit, Ali Dem, Shkozë merreshin me shitjen e heroinës dhe kokainës.
Gazmend Gazhelit policia i ka gjetur një sasi kokaine. Gjatë kontrollit në banesën “profesorit” u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 165 gramë Heroinë.
Në kohën që po hynte policia kontroll në këtë banesë,68-vjeçarja është kapur me dy doza heroinë, të cilat po tentonte t’i hidhte jashtë banesës. Po gjatë kontrollit në këtë banesë u gjet edhe një sasi tjetër lënde narkotike e llojit heroinë e ndarë në 27 doza.
Ndërsa nga kontrolli i banesës së Kristian Karanxhës është gjetur një qese e tejdukshme brenda të cilës kishte 3 doza kokainë.
Gazment Gazheli është djali i një prej personazheve të njohur kryeqytetas, biznesmen dhe i dënuar si trafikant droge, Petrit Gazhelit./TPZ.AL