AKTUALITET, 23 Dhjetor 2020, 18:35

Kushtetuesja funksionale, Kim: Lajm i rëndësishëm, u plotësua një nga dy kushtet për integrimin në BE

Kushtetuesja funksionale, Kim: Lajm i rëndësishëm, u

Pasi Presidenti Ilir Meta firmosi emërimin e anëtarit të gjashtë të Gjykatës Kushtetuese, ka ardhur edhe reagimi i ambasadores amerikane Yuri Kim.

Kim e quan një lajm të rëndësishëm plotësimin e Kushtetueses ndërsa shprehet se pasi Përparim Kalo të betohet nesër, dhe do të bëhet një kuorum. Diplomatja amerikane shkruan po ashtu se merita të mëdha shkojnë për Presidentit, KED dhe Parlamentin.

Ambasadorja thekson edhe një herë, se ky rezultat vjen pasojë e veprimit urgjent të marrë nga udhëheqësit në linjë me opinionin e Komisionit të Venecias.

Me një Gjykatë Kushtetuese funksionale, Shqipëria ka plotësuar një nga dy kushtet për hapjen e negociatave, për anëtarësimin në BE.

https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1341794943099138052?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1341794943099138052%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fplotesimi-i-kushtetueses-kim-meritat-i-shkojne-presidentit-ked-se-dhe-parlamentit%2F