TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Socialsite pritet që shumë shpejt të zyrtarizojnë lëvizjen e saj të radhës për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.
Me një manovër të zbuluar ekskluzivisht nga Dosja.al, PS pritet të largojë disa nga figurat e saj në bashki që janë “konsumuar”.
Sipas informacioneve kërkesa do të parashtrohet sot nga PS në mbledhjen e KQZ, ku do të kërkohet që të mos lejohen të kandidojnë ata kryebashkiak që kanë 3 mandate që qeverisin.
Ligji për moskandidimin e kryebashkiakëve është miratuar në vitin 2015, por sot do të dorëzohet kërkesa për interpretim të këtij ligji. PS kërkon që numërimi i mandateve mos të fillojë nga data e miratimit të ligjit, por të numërohen të gjithë mandatet që çdo kryebashkiak ka.
Më tej nga maxhoranca mësohet se edhe nëse KQZ nuk e pranon këtë lloj interpretimi, ajo do ta ketë si rregull të brendshëm dhe nuk do të rikandidojë asnjë nga kryetarët e bashkive që kanë më shumë se 3 mandate.

Nga kjo manovër e paralajmëruar më herët, dhe e zyrtarizuar. Sot pritet të djegë disa nga ata që njihen si “pashallarët” e Rilindjes.
I pari që është në listën e “zezë”, është Qazim Sjedini, i cili ka dhënë sinjali për largimin e tij nga politika dhe PS ka prezantuar dhe kandidatin e mundshëm.
Një tjetër emër që largohet nga politika, është Vangjush Dako, i cili është nën sulmin e opozitës dhe nën hetim nga Prokuroria për blerje votash.
Po ashtu nga manovra “digjen” dhe kreu i Bashkisë Maliq Gëzim Topçiu; Adriatik Zotkaj në Poliçan; Edmond Themelko, Bashkia Pustec; Shuaip Beqiri, Bashkia Konispol.

Ndërkohë nga kjo lëvizje e qeverisë do të largohen dhe dy emra nga opozita. Fiqiri Ismaili dhe Xhelal Mziu nuk mund të jenë më në garë, nëse kjo manovër do të miratohet dhe nga KQZ.