AKTUALITET, 9 Maj 2018, 16:16

Kush është GRUAJA që merr në dorë Prokurorinë e Krimeve të Rënda, nga AKUZAT për shpërdorim detyre te çështja e Ledion Ruçit"

Kush është GRUAJA që merr në dorë Prokurorinë e

Kryeprokurorja Arta Marku ka marrë ditën e sotme vendimin e papritur për të larguar nga detyra si kreu i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, ndërsa në vend të tij është vendosur prokurorja Donika Preka.

Por kush është Donika Prela?

Drejtuesja e re e Krimeve të Rënda nuk është një emër i panjohur për mediat, sepse në muajin janar ajo mori detyrën si drejtuese e Prokurorisë së Durrësit, duke zëvëndësuar kështu të besuarin e Adriatik Llallës, Agron Gjanën.

Prela rezulton e kallëzuar penalisht edhe më parë nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, ndërkohë që në 2012 ka përfaqësuar si prokurore rastin e arrestimit të Ledion Ruçit, djalit të kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, e duke kërkuar kështu lirimin e tij.

Sakaq Donika Prela, është vendosur ditën e sotme si drejtuese e Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë./Newsbomb/