AKTUALITET, 30 Korrik 2020, 19:42

Kush është biznesmeni që u gjet i vdèkur në shtëpinë e tij, pronar i një kompleksi. Moderatorja shqiptare bën dedikimin prekës


Ditën e sotme një biznesmen nga Tirana është gjetur i pajetë në banesën e tij në periferi të kryeqytetit.

Mësohet se bëhet fjalë për 37-vjeçarin Eugert Lazaj, pronar i kompleksit “Adorions Palace” në zonën e Maminasit.

Dyshimet e para janë se 37-vjeçari të ketë kryer vetëvràsje, por ngjarja është ende duke u verifikuar nga grupi i hetimit.

Në trupin e të ndjerit janë konstatuar disa plagë të shkaktuara nga àrma e zjarrit.

Policia gjeti pranë trupit të tij àrmën me të cilën dyshohet të jetë kryer vetëvràsje, ndërkohë që autoritetet dyshojnë për vetëvràsje në kushtet e depresionit.

Për ndarjen nga jeta të 37-vjeçarit ka reaguar edhe moderatorja Dajana Shabani e cila shkruan se ndihet shumë e prekur.

“Nuk më besohet që nuk jeton më! Të njoh që 18-vjeç dhe ti meritoje me jetu!!! Qofsh i parajsës miku i ditëve të vështira”, shkruan Dajana Shabani.