TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg Albert e Seit Manehasa-n, pronarët e servisit ku pak ditë më parë u gjet ārma e përdorur në vrāsjen e Emiljano Ramazanit.
Mbi ta rëndojnë veprat penale “Vrāsja me paramendim”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e ārmëve luftarake dhe e municionit”.
Më datë 27.07.2020, ora 14:30, në Peqin, gjatë kontrollit në një pikë përpunimi dhe shitje inertesh dhe varrezë makinash, në pronësi të shtetasit Seit Manehasa, në oborrin e brendshëm, pranë objektit, poshtë një serbatori metalik të një automjeti, është gjetur një ārmë zjarri, pīstoletë tip “TT”, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale dhe nga akti ekspertimit teknik-balistik, datë 28.07.2020, është konkluduar se ārma e gjetur, është ārma e krimit, me të cilën është vrārë shtetasi Emiljano Ramazani.
Policia pas kësaj arrestoi në flagrancë shtetasit Seit Albert Manahasa dhe Albert Ymer Manahasa në Peqin.