TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është zbardhur vrāsja e Florian Lamcja, ngjarje e ndodhur mëngjesin e sotëm.
Policia bën të ditur ka vënë në pranga dy persona, dhëndrin e ish-kryebashkiaku të Elbasanit, Sokol Sanxhaktarin, dhe shokun e tij, Adriano Hajdarin.
Sipas Policisë, vīktīma Florian Lamçja kishte pirë bashkë me dy autorët deri në orët e para te mëngjesit, dhe pas një sherri banal ka nisur dhûna verbale.
Dyshohet se ai është qëlluar me shishe birre, ku goditjet në kokë i kanë shkaktuar vdekje.
Florian Lamçja është vëllai i Olti Lamçja, i cili disa vite më pare ka vrārë me ārme zjarri pronarin e një diskoje në Elbasan, Almir Canin.
Media publikoi edhe foto ku Florian Lamçja, i cili ndodhej në tavolinë bashke Sokol Sanxhaktari, dhëndëri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini dhe shokun e këtij të fundit.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, ku humbi jetën shtetasi F. L., 30 vjeç.
Vihen në pranga 2 shtetas, autorë të dyshuar për vrāsjen e 30-vjeçarit.
Shërbimet e Policisë, pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur rreth orës 04:00, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, ku shtetasit A. H., 42 vjeç, S. S., 34 vjeç dhe F. L., 30 vjeç, në gjendje të dehur ishin mkofliktuar me njëri-tjetrin me sende të forta, për motive të dobëta dhe si pasojë e plagëve të marra shtetasi F. L., ndërroi jetë në spital, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Falë reagimit në kohë nga specialistët për Hetimin e Krīmit në Komisariatin e Policisë Elbasan u bë e mundur kapja e autorëve të dyshuar për vrāsjen e 30-vjeçarit.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
H., 42 vjeç dhe S. S., 34 vjeç, banues në Elbasan.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohen për kryerjen e veprës penale “Vrāsja me dashje”, e kryer në bashkëpunim”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, rreth orës 04:00, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, ku në bashkëpunim njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë vrārë me sende të forta shtetasin F. L.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Vrāsja me dashje” e kryer në bashkëpunim.