AKTUALITET, 30 Korrik 2020, 19:20

Raportuesja për Shqipërinë në PE: Vijoni dialogun në frymën e ‘5 qershorit’, reforma zgjedhore kusht për integrimin


Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos, reagon pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, nga mazhoranca dhe opozita parlamentare.

Santos përshëndet miratimin e listave të hapura, ndërsa iu bën thirrje të gjitha palëve politike, brenda dhe jashtë parlamentit, në frymën e dialogut që lejoi marrëveshja e 5 qershorit, duke kujtuar se Reforma Zgjedhore është kusht themelor për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Përshëndes miratimin e listave të hapura në Shqipëri.

Është e rëndësishme që të gjitha palët, jashtë dhe brenda parlamentit, të vazhdojnë dialogun konstruktiv, që lejoi marrëveshja e 5 qershorit për Zgjedhoren, si kusht themelor për integrimin”, shkruan raporterja Santos.