AKTUALITET, 30 Korrik 2020, 17:40

92 raste me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit

92 raste me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit


Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë duket një trend në ulje i numrit të rasteve të reja me koronavirus.

92 raste të reja janë konfirmuar me koronavirus në vendin tonë duke e çuar 5197 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Ndërkohë gjatë orëve të fundit kanë ndërruar jetë katër persona mes tyre një 31 vjeçar nga Tirana, duke e çuar në 154 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon:

49 raste në Tiranë, 11 në Kukës, 5 në Durrës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Lezhë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Roskovec, Bulqizë, nga 1 rast në Kurbin, Kavajë, Vlorë, Mirditë, Mallakastër, Mat, Delvinë, Malësi e Madhe, Shijak. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 53 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2883, që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve për të telefonuar në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127 nëse keni shenja të sëmundjes, dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për informacion rreth Covid19 apo këshillim psikologjik.

COVID-19 – Statistika (30 Korrik 2020)

Testime totale 40699

Raste pozitive 5197

Raste të shëruara 2883

Raste Aktive 2160

Humbje jete 154 (Qarku Tiranë 81, Shkodër 24, Durrës 20, Fier 7, Elbasan 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Dibër 2, Lezhë 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1164

Durrës 259

Shkodër 205

Vlorë 104

Lezhë 84

Fier 79

Kukës 66

Korçë 63

Elbasan 51

Berat 32

Gjirokastër 29

Dibër 24.