AKTUALITET, 30 Korrik 2020, 16:54

Shtatë pacientë të intubuar dhe 18 në terapi intensive, si është situata në dy spitalet COVID

Shtatë pacientë të intubuar dhe 18 në terapi intensive, si


Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë numri i rasteve të reja në krahasim me ditët e fundit ka një trend ulje, ndërkohë numri i të shtruarve në dy spitalet Covid vijon të jetë i lartë.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik aktualisht në dy spitalet e dedikuara Covid po marrin trajtim mjekësor 124 pacientë.

“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 18 janë në terapi intensive, shtatë prej të cilëve pacientë të intubuar”.

Në 24 orët e fundit, janë kryer 507 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 92 raste pozitive duke e çuar në 5197 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, ndërkohë deri më tani kanë humbur jetën 154 persona.