AKTUALITET, 30 Korrik 2020, 17:19

Italia dërgon ekipin me mjekë dhe infermierë, Meta: Mirënjohje të thellë

Italia dërgon ekipin me mjekë dhe infermierë, Meta:


Presidenti Meta ka reaguar pasi Italia ka dërguar në Shqipëri ekipin e përbërë nga shtatë mjekë e infermierë, si dhe 500 mijë maska kirurgjikale, me qëllimin përballimin e pasojave të COVID-19.

Presidenti shpreh mirënjohjen e thellë dhe thotë se ky solidaritet dhe këto sakrifica do ta forcojnë edhe më shumë marrëdhënien e shkëlqyer midis dy vendeve e popujve tanë.

POSTIMI:

Falenderim dhe mirënjohje të thellë Italisë sonë të dashur për ekipin e përbërë nga shtatë mjekë e infermierë, si dhe për 500 mijë maska kirurgjikale, që ka dërguar sot si ndihmë për Shqipërinë, me qëllimin përballimin e pasojave të COVID-19.

Italia mbetet një partner i pazëvendësueshëm strategjik i Shqipërisë që përherë ka qenë e para për të na ndihmuar bujarisht sa herë kemi përjetuar kriza dhe tragjedi të mëdha!

Ky solidaritet dhe këto sakrifica do ta forcojnë edhe më shumë marrëdhënien e shkëlqyer midis dy vendeve e popujve tanë!

GRAZIE DI CUORE! ??❤️??