TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Astrit Patozi ka publikuar një fotografi me të ndjerin Sokol Olldashi, rreth 20 vite më parë. Ai e shoqëron fotografinë me këtë mesazh:
KUR ISHIM MË TË VEGJËL
Është shkrepur rreth 20 vjet më parë, në redaksinë e gazetës "Albania".
Atëherë, "kur ishim më të vegjël, sepse të rinj jemi prapë".
Ka qenë kjo një shprehje, që e përdornim shpesh me shaka për të kujtuar të shkuarën dhe injoruar rrjedhjen e viteve.
Nuk e mbaja mend fare që ekzistonte, pasi asnjëri prej nesh nuk ka qenë i dhënë pas fotove.
Merita për "zbulimin" e saj i takon Irta Patozit, e cila e kishte gjetur rastësisht në turrën e fotografive të vjetra.
Por meqë është kopje e vetme, sot ia dorëzova kokëulur Kozetës.
Sepse asaj i takon që ta ketë, si e vetmja bankë e sigurt për të gjitha "pasuritë", që trashëguam prej Sokol Olldashit.
/TPZ.AL/