SPORT, 4 Shtator 2020, 22:29

Video/ Bare siguron rezultatin: Shqipëria dyfishon rezultatin

Video/ Bare siguron rezultatin: Shqipëria dyfishon rezultatin

Shqipëria shkon drejt një fitore në debutimin në Nations League përballë Bjellorusisë. Keidi Bare ka siguruar rezultatin për kuqezinjtë 12 minuta nga fundit i ndeshjes, pikërisht në momentin më të mirë të kundërshtarit. Një kombinim me Roshin, i sapofutur në lojë, dhe e djathta e mesfushorit (e devijuar) ka përfunduar në këndin e pambuluar të portierit bjellorus.