LIFESTYLE, 11 Mars 2019, 09:39

"Ktheju tokës”, Jonida Maliqi publikon videoklipin e këngës që do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion

"Ktheju tokës”, Jonida Maliqi publikon videoklipin e

Është publikuar videoklipi i këngës që do të përfaqësojë këtë vit Shqipërinë në Eurovizion, i organizuar në Izrael.

Klipi i këngës së Jonida Maliqit me titull “Ktheju tokës” është publikuar në ‘youtube’ disa orë më parë.

Ajo shfaqet e veshur me një fustan të dizajnuar nga Ardi Asllani, ndërsa kënga trajton temën e emigracionit të shqiptarëve.

Jonida Maliqi pritet të këndojë në pjesën e dytë të natës së dytë gjysmëfinale, në datën 16 maj.