TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vazhdon lufta e ashpër mes ish-futbollistit të Realit dhe tatimeve në Spanjë. Ksabi Alonso në fakt ka të njëjtin hall si shumë futbollistë të tjerë të La Ligas, të cilët e kanë zgjidhur gjithçka me një akord për të paguar një shumë të caktuar financiare, për të fshirë detyrimet ndaj tatim-taksave. Kështu kanë bërë Kristiano Ronaldo dhe shumë të tjerë. Përveç Ksabi Alonsos.
Ish-lojtari i Realit ëhstë gati të paguajë çdo pasojë dhe vazhdon luftën me tatimet, sepse e konsideron veten të pafajshëm. “El Confidencial” shkruan se Ksabi Alonso nuk dëshiron të firmosë akordin “për arsye principesh”. Ai është i bindur se ka vepruar drejt.
Akuzat janë gjithmonë të njëjtat: ai ka shmangur taksat nëpërmjet një shoqërie me seli në Madeira, ka evituar detyrimet ndaj së drejtës së imazhit. Asgjë më shumë se akuzat për gjithë futbollistët e tjerë, të cilët janë shpallur fajtorë dhe kanë rënë dakord të paguajnë gjobën për të shmangur burgun.
Kjo histori nuk e tremb aspak ish-mesfushorin, i cili është i gatshëm të paraqitet në gjyq më 22 janar. “Nëse do të kisha dyshime për situatën time, do të kisha arritur një akord, por e di shumë mirë si kanë shkuar gjërat”, – ka thënë Ksabi Alonso. Mbetet për t’u parë çfarë mendimi kanë gjykatësit. Organi i akuzës ka kërkuar 5 vite burg për ish-lojtarin, avokatët e të cilit besojnë shumë se çështja do të zgjidhet në favor të klientit të tyre.