AKTUALITET, 4 Nëntor 2020, 12:59

Kryeministrja daneze futet në karantinë për shkak të koronavirusit

Kryeministrja daneze futet në karantinë për shkak të


Kryeministrja daneze Mette Frederiksen dhe disa anëtarë kryesorë të qeverisë janë futur në izolim, deklaroi zyra e tij pas konfirmimit që ministri i Drejtësisë rezultoi pozitiv me Covid-19.

Ministri i Drejtësisë, Nick Haekkerup u izolua në shtëpi dhe deklaroi se kishte simptoma si kollë dhe ethe.

Javën e kaluar ai u takua me Frederiksen dhe disa anëtarë të tjerë të qeverisë dhe ligjvënës.

Frederiksen u karantinua në pritje të rezultatit.

Sipas zyrës së kryeministres, rregullat e distancimit shoqëror ishin respektuar edhe kur takoi Haekkerup.