AKTUALITET, 4 Nëntor 2020, 11:32

Gjyqtari pozitiv me koronavirus, mbyllet gjykata e Krujës

Gjyqtari pozitiv me koronavirus, mbyllet gjykata e Krujës


Mbyllet Gjykata e rrethit gjyqësor Krujë.

Shkak për këtë është bërë infektimi me Covid-19 i një gjyqtari në këtë institucion.

Sot është mbyllur gjykata e rrethit gjyqësor Kruje.

Inspektorati Shëndetësor ka vendosur shiritin pranë kësaj gjykate në të ambientet e të cilit do të dezinfektohen.

Abc News raporton se ka rezultuar pozitiv kancelari i kësaj gjykate ndërsa nuk është njoftuar ende se si do të vijojë puna për nisjen e proceseve gjyqësore.