TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Financimi për institucionet e ngritura të Sistemit të Drejtësisë shkon në total shkon në 7.5 miliardë lekë ose 0.4% e PBB-së, deklaroi sot ministrja e Financave, Anila Denaj, në Komisionin e Ligjeve.
“Së fundmi, dëshiroj të ndalem tek Reforma në Drejtësi dhe te mbështetja buxhetore e dhënë përgjatë viteve 2017-2020 e në vijim. Kjo mbështetje shprehet në buxhetet e miratuara për të gjitha institucionet që janë aktorë të këtij sistemi.
Më konkretisht, buxheti i këtyre institucioneve në total në vitin 2020 është rritur me rreth 4.4 miliardë lekë, krahasuar me buxhetin e miratuar për vitin 2016, vit në të cilin filloi Reforma në Drejtësi, nëpërmjet miratimit të paketës ligjore.
Më konkretisht, financimi i shtuar për institucionet e sistemit të drejtësisë, sipas viteve paraqitet:
Kështu, bazuar në tabelat shoqëruese, në vitin 2020 krahasuar me vitin e fillimit të Reformës në Drejtësi, personeli i shtuar i institucioneve rezulton me 668 punonjës gjithsej”, deklaroi Denaj.
/TPZ.al/