TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një grup akademikësh u mblodhën sot dhe hartuan një rezolutë drejtuar Presidentit Meta dhe institucioneve shtetërore, ku kërkohet referendum për marrëveshjen detare me Greqinë. Mes akademikëve përmenden Osman Metalla, Sazan Guri, Vladimir Beja, Myslim Pashaj, etj.
Sipas tyre, “çuarja në Hagë, më së paku është një veprim i nxituar apo i papjekur apo i pa rrahur në nivelet brenda vetes”.
“Kur qysh 10 vjet, pasi Gjykata Kushtetuese zeroi çdo gabim e lëshim të së kaluarës, dhe në epokën e re të diskutimeve këto 10 vjet, ne u përballëm përsëri:
Ndërkohë që pala greke, përpos eksperiencës akademike për çështjet navale, kryeministri Tsipras shprehet se gjeti mbështetje te qytetarët e vet, te shkencëtarët e vet deri te klasa e klerikëve të besimit të vet. Dhe papritur përballemi me faktin, se më parë se çështja kufijt të detit të shkonte, pse jo për diskutime ndër grupet shkencore, me ekspertiza shumëdisiplinare, ajo anashkalon: 1. vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ku nuk dimë, ende, se si janë zbatuar vendime e saj, 2. Parlamentin shqiptar, 3. Opozitën shqiptare me tërë diskurin e vet politik, 4. Presidentin shqiptar, 5. Shkencëtarët shqiptarë, qytetarët shqiptarë deri në popullin e vet shqiptar.
Ndaj jemi këtu, që me hapa të vegjël, por të sigurtë, me fjalët tona që bëjnë forcën e mendimit, por bashkë bëjnë fuqinë e diturisë (Knoëledge is power), dhe me forcën me tepër se pozitive që na jep e Drejta historike, si ajo e popullit shqiptar, e drejta natyrore si ajo e popullit Çam, ku vuajtjet e tyre nëndhė, ende kërkojnë Ekiti e Drejtësi mbidhė, por mbi të gjitha e Drejta e Zotit, ne kemi gjithë tagrin e duhur për t”iu gjendur pranë Qeverisë, pranë Presidentit, pranë Politikës shqiptare, shkencëtarëve të ndrojtur, edhe për shkak të situatës, por më shumë interesave të qytetarëve, popullit dhe kombit shqiptar”, tha në fjalën e hapjes Sazan Guri.
Në rezolutë kërkohet mundësia e të shprehurit për këtë çështje me ‘REFERENDUM SPECIFIK’, sic shprehen në këtë dokument, “për aq kohë sa asnjë prej klasave politike nuk ka ‘këllqe’ ose janë shumë të vegjël për të mbajtur përgjegjësia kaq të mëdha”.
/TPZ.al/