AKTUALITET, 4 Nëntor 2020, 11:05

Rama i vendos vulën e fundit Kodit Zgjedhor, e boton në Fletoren Zyrtare

Rama i vendos vulën e fundit Kodit Zgjedhor, e boton në Fletoren

Nuk ka mëdyshje, se opozitës do t’i duhet të shkojë në zgjedhje me këtë Kod Zgjedhor që ka përgatitur Edi Rama. Kodi i ri Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë është botuar sot në Fletoren Zyrtare. Tashmë, edhe sikur Komisioni i Venecias ta rrëzojë këtë ligj të njëanshëm, nuk do të sjellë ndonjë ndryshim në procesin zgjedhor për votimet e 25 prillit.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor u miratuan, pasi u rrëzua me 97 vota në Parlament dekreti i Presidentit Ilir Meta ku kërkonte rishqyrtim të ndryshimeve.

“Mendimi i Venecias është gjithnjë i mirëseardhur, por për një ligj të votuar dhe të refuzuar nga presidenti, procedura është e qartë: Refuzimi i presidentit pranohet ose rrëzohet nga parlamenti! Parlamenti do të rishprehet pa humbur asnjë ditë!”, ka deklaruar Rama para votimit kundër dekretit.

Presidenti Meta u mbështet edhe  nga Komisioni Evropian dhe nga grupi i PPE në Parlamentin Evropian. Ata i bënë thirrje kryeministrit të mos i miratojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, por gjithçka rezultoi e kotë.

Çmimi i këtij i kodi i Zgjedhor është shumë i lartë për Shqipërinë, pasi, BE ka bllokuar në fakt hapjen e negociatave. Holanda e  deklaroi dje qëndrimin Jo ndaj Shqipërisë.

/TPZ.al/