TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
SHBA-
Zgjedhjet presidenciale nuk kanë prodhuar një kandidat me fitore të qartë dhe tashmë kemi hyrë në skenarin ku pesë shtete kyçe do të vendosin rezultatin, konkretisht, Arizona, Georgia, Wisconsin, Michigan dhe Pensylvania. Ende ka miliona vota që po numërohen në këto shtete. Rezultati është i ngushtë dhe secili prej kandidatëve mund të shpallet fitues.
Arizona duket se është fituar nga Biden, ndërkohë që për të siguruar mandatin si president ai duhet të fitojë dy nga tre shtetet që njihen si "muri blu", Wisconsin, Michigan dhe Pennsylvania.
Ndërkohë në Georgia, gara mbetet e hapur mes kandidatëve.
Në Wisconsin gjithashtu, gara është ngushtuar dhe kandidatët janë shumë pranë njëri tjetrit. Në momentet e fundit, Biden ka marrë kryesimin e lehtë, ndërkohë që Trump ka kryesuar gjatë gjithë mbrëmjes.
Michigani është gjithashtu një nga shtetet kyçe. Në vitin 2016, Trump e fitoi këtë shtet me rreth 11 mijë vota, një rezultat shumë i ngushtë. Nëse ai arrin ta fitojë edhe këtë herë, kjo do t'i komplikonte gjërat për kampin demokrat. Në Michigan, ka ende shumë vota pa u numëruar.
Duket se në SHBA, kemi mbërritur në skenarin e "tmerrit", sepse të dy kandidatët shprehen mjaft optimistë për fitoren. Ndërsa Presidenti Donald Trump, ka vijuar retorikën e tij të muajve të fundit, duke deklaruar se kundërshtarët po "vjedhin" zgjedhjet dhe se ai ka fituar.
Ka një mundësi të lartë, që beteja elektorale, të zhvendoset në një betejë ligjore dhe rezultati të dalë pas një kohe relativisht të gjatë.
/TPZ.al/
LEXO EDHE:
https://www.tpz.al/2020/11/04/trump-ben-deklarate-te-paprecedent-po-beheshim-gati-te-festonim-po-ndodh-nje-mashtrim-ndaj-popullit-turp/
https://www.tpz.al/2020/11/03/zgjedhjet-ne-shba-a-ekziston-rreziku-qe-trump-te-mos-e-pranoje-rezultatin/