TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 24-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.
Policia njofton se 24 vjeçari F. A., është banues në Vlorë, ndërsa thekson se gjatë kontrollit, në makinën e tij i është gjetur një armë zjarri pistoletë, me një krehër me pesë fishekë.
Sakaq materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ”Armëmbajtja pa leje”.
Njoftimi i policisë:
Policia godet një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.
Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 24-vjeçari.
Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë po lëvizte një person i armatosur, është organizuar puna, dhe si rezultat i ndërhyrjes profesionale nga ana e shërbimeve të Sektorit për Hetimin e Krimeve Vlorë në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë dhe forcën e posaçme “Shqiponjat”, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
1. A., 24 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas qarkullonte me automjetin e tij të markës Audi dhe gjatë kontrollit fizik , shërbimet e Policisë i gjetën në trup (në brez) një armë zjarri pistoletë, me 1 krehër me 5 fishekë.
Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ”Armëmbajtja pa leje”.