TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një tjetër “të vërtetë” për audio-përgjimin ku u përfshi Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Në studion e “Real Story”, ai u pyet përse ende nuk ka dalë ekspertiza e audiopërgjimit kur ai vetë e vërtetoi për 24 orë.
“Te “Babalja” e parë do të dalë një e vërtetë që ju do habiteni. Ekspertiza? Unë kam kërkuar nga një agjenci e specializuar të më thotë mua nëse audio-përgjimi ishte i montuar. Ajo ma ka konfirmuar këtë dhe kjo nuk ka vlerë ligjore, por më duhej mua.
Më pas kemi mësuar gjëra të tjera që do të dalin në dritë. Do të shihni se si këtu montohen gjëra dhe se si përdoren njerëz. Të besosh sot te Babalja, ose je i vetëdishëm që i beson qëllimit të një partie që thotë se ne Edi Ramën me votë nuk e mundim dot” – tha Rama.