TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Carlo Bolino, ka replikuar me ish nënoficerin Emiljano Nuhu në emisionin "Të Paekspozuarit". Bolino e ka pyetur Nuhun, se përse ai nuk e ka përmendur kërcënimin nga eksponentët e PS-së, kur ka kallzuar kushërinjtë e Rexhep Rrajës.
Carlo Bolino: Zoti Nuhu, unë e lexova shkresën tuaj në 14 Shtator, pas largimit tuaj nga Shqipëria. Sulmi i armatosur në komisariatin Fushë Krujë, ku thoni se është përfshirë Balla, Kryetari i bashkisë. Ju keni bërë një kallëzim, kundër dy kushërinjve të Rexhep Rrajës. Keni kallzuar, 40 minuta pas takimit në lokalin Richmond. Si shpjegohet se nuk keni përmendur fare ngjarjen e 21 korrikut, që ishte më e rëndë? Përse e ke harruar këtë?
Emiljano Nuhu: Nuk e kam harruar këtë pjesë. Po ku do ta bëja unë këtë kallzim, kur kjo bandë ka përkrahjen e shtetit në Shqipëri?
Carlo Bolino: Redjan Rraja dhe Ramazan Rraja, ishin prezent në komisariat?
Emiljano Nuhu: Po në komisariat por jo në zyrën time.
Carlo Bolino: Përse nuk e keni përmendur?
Emiljano Nuhu: Këta persona nuk më kërcënuan në datën 21. Më kërcënuan personat që kam përmendur.
Basir Collaku: Pretendohet se ju me datë 21 Korrik nuk keni qenë në stacionin e policisë. A keni komunikuar me eprorët dhe me cilët? A i keni telefonat e tyre dhe a i keni depozituar ato?
Emiljano Nuhu: Unë kam qenë në komisariat dhe kjo vërtetohet sepse ka kamera. Ka patur kamera sepse në atë komisariat është hedhur tritol. Ka 8 deri në 10 kamera. Prokuroria të nxjerrë pamjet filmike të datës 21. Nëse provat nuk dalin të dyja bashkë, njëra provë nuk është e vlefshme.
Carlo Bolino: Jo vetëm kamera, por edhe qelizat telefonike. Sepse ju keni thënë se folët me prokuroren.
Emiljano Nuhu: Kam biseduar me numrin zyrtar të punës.
Carlo Bolino: Kjo është e vërtetuar sepse janë tabulatet. Ato janë brenda një server të paaksesueshme nga asnjeri. Po u manipuluan, është shumë e tepruar.
Emiljano Nuhu: Nuk është e tepruar sepse politika ka dhënë prova se ka manipuluar cdo gjë. Institucionet në Shqipëri, drejtohet nga Edi Rama. Nuka ka institucione të pavarura.
/TPZ.AL/
Emisioni i plotë: