TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në emisionin "Të Paekspozuarit", ka qenë i ftuar eksperti i njohur i mjekësisë ligjore, Sokrat Meksi, për të hedhur dritë mbi ekspertizën mjeko ligjore që i është bërë Xhisiela Malokut,. Ajo tashmë ka ndryshuar dëshminë e saj dhe pretendon se dhuna e konstatuar në raportin mjeko ligjor, ka ardhur si pasojë e një aksidenti dhe jo si pasojë e dhunës se ushtruar nga Rexhep Rraja.
Por, eksperti Meksi, sqaroi se plagët e një aksidenti të vjetër nuk mund të ngatërrohen me plagë të freskëta nga një ekspert mjeko ligjor, duke hedhur poshtë kështu pretendimin e Xhisiela Malokut.
Doktor Sokrat Meksi: Pretendimi se këto janë nga një aksident, as nuk diskutohen, sepse do kishte dëmtime shume të rënda, do kishte fraktura. Ajo nuk qëndron.
Ylli Rakipi : E përjashtoni në mënyrë absolute?
Doktor Sokrat Meksi: Po
Ylli Rakipi: A mund të ngatërrojë një ekspert plagët e vjetra me plagët e reja?
Doktor Sokrat Meksi: Është gjëja më elementare, nuk mund të ngatërrohen.
Basir Çollaku: Mjeku ligjor a mund ta percaktojë kohën kur ka ndodhur dëmtimi?
Doktor Sokrat Meksi: Konsiderohen si dëmtime të freskëta, që korespondon me kohën kur ka ndodhur.
/TPZ.AL/
Emisioni i plotë: