AKTUALITET, 4 Tetor 2018, 21:38

Berisha: Ky pushtet duhet mposhtur para zgjedhjeve, për një zgjidhje politike

Berisha: Ky pushtet duhet mposhtur para zgjedhjeve, për një zgjidhje

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se qeveria aktuale duhet mposhtur para zgjedhjeve të ardhshme, nëpërmjet sipas tij, të një zgjidhjeje politike.

“Zgjidhja është një përballje. Ky pushtet duhet mposhtur para zgjedhjeve, për një zgjidhje politike që t’u mundësojë shqiptarëve për të votuar të lirë. Bajrat, Rrajat, Lul Berisha, bandat e Elbasanit, nuk duhet t’u numërojnë votën shqiptarëve”, tha Berisha.