TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij të re “Përgjigjja ime”, i ka kthyer përgjigje një qytetari, i cili e akuzon se shpërdoron paratë publike.
“Me sa nga lekë tona e pagove këtë artikull për t’ju shpërlarë trutin shqiptarëve. E rrite ekonominë, por tënden dhe të shpurës që të solli në pushtet. Pasurove mafian dhe e bëre vendin e shqiponjave, vend kanabis. Largove të rinjtë dhe e bëre Shqipërinë me popullsinë më të plakur në rajon”, thotë qytetari.
Por Rama i thotë në përgjigjen e tij, se kurrë në jetën e tij, nuk ka futur duart në xhepat e qytetarëve, përgjigje kjo që kryeministri e ka dhënë edhe më parë, kur i është dashur të flasë për pasurinë e tij dhe të familjarëve.
“Unë ja ky që ke tani përballë nuk i kam futur kurrë dorën në xhep ndokujt dhe s’i kam prekur kurrë lekët tona për ndonjë interes timin. Keq më vjen sa të duash por nuk kam ç’tju bëj fare atyre që iu është ngulur në mendje se të gjithë ne që merremi me politikë jemi hajdutë dhe gënjeshtarë”, thotë Rama në përgjigjen e tij.