AKTUALITET, 4 Tetor 2018, 21:33

“Nuk gjykohet baba për veprat e djalit sa një derr”, Rama flet për deputetin Rraja: Ai është pranë gruas sepse…

“Nuk gjykohet baba për veprat e djalit sa një derr”, Rama

Kryeministri i vendit, Edi Rama, mbrëmjen e sotme në një intervistë për “Real Story” me Sokol Ballën, ka folur për Xhisiela Malokun, ndërsa ndodhet përballë disa gazetarëve dhe analistëve.

“Mund të përgjigjem vetëm me aspektin e sjelljeve të institucioneve dhe nuk dua të hyje në vorbullën e kazanit. Ajo është marrë peng për llogari të përdorimit mediatik dhe politik. Aho vajzë Meriton vetëm drejtësi dhe këtë asaj mund t’ia japë vetëm rruga e institucionet e drejtësisë”, u shpreh ai.

“Mos e paç te fëmija jot, por në momentin kur të vjen te fëmija jot është ca më ndryshe për ta kuptuar, unë nuk pres ta provoj te fëmija im për ta kuptuar… nuk gjykohet baba për atë që bën djali sa një derr, që është aty ku e meriton”, tha ai për Rexhep Rrajën.

Pjesë nga intervista:

Alfred Lela: Është dy muaj me vonesë kur përmend pengmarrjen, sepse këtë e ka kryer djali i deputetit tuaj. Të flasim për përgjegjësitë e maxhorancës…

Edi Rama: Më kujtohet një fjalim që një anëtar i byrosë ia mbajti Mehmet Sheut për të birin… Ju kujtoj se djali i deputetit është në burg.

Lela: Ka dy momente, policia o e ka bërë punën mirë o keq

Rama: Thërrisni drejtorin e policisë për këtë. Nuk ka asnjë provë të asnjë interference politike, unë jam për të folur për anën politike.

Lela: Ju e arrestuat për të shfryrë një situatë që po ju dilte nga duart

Rama: Kjo nuk është etike, e para po flas, dhe e dyta unë s’kam ardhur për të debatuar me ju. Unë nuk arrestoj njerëz, i arreston policia me vendim të prokurorisë. Ju mendoni si të doni, por prokuroria nuk varet nga unë. Djali i deputetit, e paimagjinueshme kur të tjetër kishin pushtetin, sot ai është në burg, deputeti është pranë gruas së tij që po lufton me një kancer terminal, dhe nëse ka provën më të vogël se deputeti është i përfshirë në çfarëdolloj influence, ai do mbajë përgjegjësi. Nuk është e vërtetë që u arrestua se ngjarja u fry, detyra e policisë është bërë në mënyrë korrekte

Lela: Ku i keni gjetur këta deputetë, Frroku, Prenga…

Rama: Stop sepse është shpifje, Frroku s’ka qenë i partisë socialistë

Lela: Ndoka, Prenga…

Rama: Këta kanë qenë, ta them unë ku i gjeta…

Lela: Apo këto zona këta burra duan se me këta merren vesh, se kështu keni thënë…

Rama: Unë mund të bëj gabime, por kurrë me qëllim… nëse nuk më lini të flas unë hesht. Unë them është shpifje, se Frroku s’ka qenë i PS, Ndoka ka qenë i PS, e kam vënë unë, por e kam vënë sepse… pse nuk më lini të flas? Vjen takon një gazetarë dhe bëni sikur jeni në Gjykatë… unë i dal për zot të gjithë atyre që kam bërë, po të kthehesha pas do i bëja prapë, por s’kam pasur kurrë në plan të fusja persona me probleme të tilla. Kur i kam jam bazuar në dëshminë e penalitetit e cila ka dalë e pastër…

Rama: Mos e paç te fëmija jot, por në momentin kur të vjen te fëmija jot është ca më ndryshe për ta kuptuar, unë nuk pres ta provoj te fëmija im për ta kuptuar… nuk gjykohet baba për atë që bën djali sa një derr, që është aty ku e meriton…