TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë ndërhyrjes telefonike të nënkomisar Emiljano Nuhut, në emisionin "Të Paekspozuarit" ai tha se nuk do të nxjerrë asnjë provë në media lidhur me prezencën e Taulant Ballës në Komisariatin e Fushë Krujës.
Ylli Rakipi: Është fjala juaj dhe e atyre. Keni ndonjë provë tjetër, përvec këtyre që kemi dëgjuar deri sot?
Emiljano Nuhu: Të gjitha provat shkojnë në harmoni më njëra tjetrën. Faktet kanë vërtetuar se në momentin që unë e denoncova, erdhi denoncimi i djalit të deputetit. Për pjesën që Balla, e mohon se ka qenë në komisariat, kam prova që do ti nxjerr. Po i lë të modifikojnë provat, duke modifikuar qelizat telefonike.
Andi Bushati: Në këtë moment që flasim nuk kemi asnjë provë të re. Deri tani që po flasim nuk kemi asgjë të re përveç fjalës tuaj.
Emiljano Nuhu: Nuk nxjerr në media asnjë provë, sepse prokuroria do ta quajë të pavlefshme.
/TPZ.AL/