TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë që ajo drejton në qytetin e Cërrikut.
Para mbështetësve të LSI-së, Kryemadhi tregoi se para zgjedhjeve qendrore të vitit 2017 se kryesministri Edi Rama i kishte kërkuar për gjashtë muaj rrjesht që të bënin koalicion politik.
“Ne nuk pranuan sepse nuk mund të pranonim të mbulonim erën e keqe që kishte marrë qeveria. Po u bëre me qelbësirën, erë qelbësirë do të vish.”, tha Kryemadhi.
Kryemadhi foli edhe mbi atë çfarë do të ndodhte pas vendimit për djegien e mandateve të deputetit.
“Një nga diskutimet më të mëdha është: po tani çfarë do të ndodhi? Përgjigjia është shumë e thjeshtë. Ne nuk duam as pushtet dhe as të themi që të bëjnë siç duam ne. kërkojmë vetëm daljen para përgjegjësisë të atyre që blenë vota me krimin e organizuar. Reforma zgjedhore është zgjidhja e dosjeve 339 dhe 184,” tha Kryemadhi.