AKTUALITET, 12 Mars 2019, 18:01

Vdekja e Astorit, mbyllen hetimet: dy mjekë të akuzuar për vrasje të qëllimshme

Vdekja e Astorit, mbyllen hetimet: dy mjekë të akuzuar për vrasje

Prokuroria e Firences ka mbyllur hetimet mbi vdekjen e kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori, ndodhur në 4 mars 2018, përpara ndeshjes me Udinese, që kanë nxjerrë të akuzuar për vrasje të qëllimshme mjekët Francesco Stagno, si drejtor sanitar i Institutit të mjekësisë sportive në Cagliari, e Giorgio Galanti, si drejtor sanitar i Qendrës së referimit të mjekësisë sportive të Aouc në Firenze Careggi.

Sipas hetimeve dy mjekët janë përgjegjës sepse, për një konkurencë të shkaqeve të pavarura nga njëra-tjetra, ata kanë shkaktuar vdekjen e Astorit, duke shkelur “protokollet kardiologjike për gjykimin e përshtatshmërisë për sportin agonistik”. Në veçanti, Stagno akuzohet se i kishte lëshuar Astorit në korrik 2014 një certifikatë të përshtatshmërisë së lojarit për sportet konkurruese, ku u vërtetua mungesa e kundër-indikacioneve, përkundër faktit që hetimet treguan se janë verifikuar dy faktorë ekstra ventrikolar të izoluar, që nuk ishin sinjalizuar në raport.

Galantit, nga ana tjetër, prokuroria i konteston lëshimin ndaj Astorit të dy certifikatave të ndryshme të përshtatshmërisë për praktikën e futbollit konkurrues në korrik 2016 dhe në korrik 2017, pavarësisht, gjithnjë sipas hetuesve, se ishin zbuluar aritmi kardiake në teste. Stagno dhe Galanti gjithashtu akuzohen se nuk i kanë kërkuar ish-kapitenit të Fiorentinës t’i nënshtrohej kontrolleve të tjera diagnostikuese, më të thelluara mbi origjinën dhe shkaqet e këtyre parregullsive, në mënyrë që të përjashtoheshin “kardiopatia organike” ose “sindroma aritmogena”.

Sipas prokurorisë, nëse patologjia do të ishte diagnostikuar në fazë fillestare, do të kishte bërë të mundur ndërprerjen e aktivitetit agonistik të Astorit dhe përmes mjekimit të parandalonte atë që ndodhi.