AKTUALITET, 22 Shkurt 2019, 17:23

Kryemadhi mbledh shtabet për protesta: Dikujt do t'i vihet edhe tritol…

Kryemadhi mbledh shtabet për protesta: Dikujt do t'i vihet edhe

Gjatë takimit me Kryesinë e Këshillit Kombëtar, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se se:“Duke filluar nga dita e nesërme të gjithë këshilltarët e LSI-së dhe grupseksionet do të jenë të organizuar; do të ngrihen shtabe të përgjithshme, do të ketë protesta çdo ditë dhe këto nuk do të jenë protesta politike por do të jetë protestë e shoqërisë”.

Duke folur më djegien e mandateve, Kryemadhi u shpreh se LSI nuk mund të bëhet fasadë pasi kjo maxhorancë ka vjedhur votat.

Kryemadhi shtoi se LSI është përgatitur për çdo skenar të Ramës, ku deklaroi se dikujt do ti hiqet gruaja nga puna, dikujt do ti vijë thirrja nga prokuroria, dikujt do ti vihet lëndë eksplovizve në shtëpi, por ato nuk do të ndalen.

“Mandatet e LSI nuk mund të bëheshin kurrë fasadë e kësaj maxhorance që ka vjedhur vota. Sot ne të gjithë jemi të barabartë me çdo anatër të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Djegia e mandateve tona tregoi që përballe bënefiteve të deputetit, ka më shumë rendësi qytetari. Sot integriteti i LSI është më i pastër se gjithmonë. Ndaj të gjithë deputetët iu përgjigjën kërkesës për djegien e mandateve.

Vërtet ky grup parlamentar nuk ka qenë zgjedhja ime, por sot jam krenar për këtë grup që tregoi se dashuria për vendin e tyre është më e rendësishme se mandati i deputetit. Ne jemi të përgatitur për çdo skenar të Ramës.

Dikujt do ti hiqet gruaja nga puna, dikujt do ti vijë thirrja nga prokuroria, dikujt do ti vihet lëndë eksplovizve në shtëpi. Nuk na ndalin dot, sepse kjo maxhorancë nuk është më shumicë dhe nuk ka kush e ndihmon më dot”, tha Kryemadhi