AKTUALITET, 4 Korrik 2019, 12:49

Kryemadhi: Kryebashkiakët legjitimë deri në zgjedhjet e 13 tetorit

Kryemadhi: Kryebashkiakët legjitimë deri në zgjedhjet e 13


Monika Kryemadhi deklaroi sot se kryebashkiakët aktualë janë legjitimë deri në zgjedhjet e 13 tetorit.

Në një prononcim pas mbledhjes së aleatëve në PD, Kryemadhi tha se më e rëndësishme është buka e shqiptarëve, e ardhmja, se karriget e kryebashkiakëve dhe deputetëve.

“Rama është minoranca e minorancës. Buka e shqiptarëve, varfëria, kapja e shtetit nga Edi Rama mendoj se është më e rëndësishme se karriget e kryetarëve dhe deputetëve. 30 qershori është ilegjitim.

Kemi një dekret të Presidentit. Nuk kemi parë asnjë ankimim të PS-së. Kryebashkiakët janë legjitimë deri në zgjedhjet e 13 tetorit”, theksoi Kryemadhi.

E pyetur nëse opozita do të marrë pjesë në këto zgjedhje, kryetarja e LSI-së tha se do ketë shumë ngjarje më të mira deri atëherë.

“Ka shumë ngjarje të tjera, që do jenë shumë më të mira për shqiptarët”, u shpreh Kryemadhi.