TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Kavajës ditën e sotme, ku një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit, viktimë ka mbetur një burrë rreth 50-vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.
Për momentin nuk bëhen të ditura të tjera detaje, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Në qytet dhe rrugët hyrëse e dalëse janë ngritur postblloqe.