TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha. Pas takimit në selinë e PD-së, kryetarja e LSI-së u shpreh për mediat se janë rrëzuar burra shumë më të fortë se Edi Rama dhe jo më ai.
Kryemadhi tha se sot është më e rëndësishme varfëria e shqiptarëve se sa karriget e kryebashkikave dhe deputetëve.
“Është kapur sistemi, është kapur çdo institucion jetëgjatë nga Edi Rama.
Kanë ikur dhe janë rrëzuar burra shumë më të fortë se ai. Protesta e ditës së hënë do të jenë si gjithë protestat e tjera, do të jenë të qeta.
30 qershori ishte referendum plebishitar, që tregon se Rama ishte minorancë e minorancës. Është shumë më e rëndësishme varfëria e shqiptarëve, se karriget e kryetarëve të bashkive apo karriget e deputetëve.
Shqiptarët kërkojnë bukë në tryezat e tyre, kërkojnë mirëqenie, arsimim e punësim dhe kjo vlen më shumë se çdo karrige”, – tha Kryemadhi.