AKTUALITET, 20 Nëntor 2018, 11:53

Kryemadhi godet firmën Salillari: “Mos u ngoptë se i mori të gjitha”

Kryemadhi godet firmën Salillari: “Mos u ngoptë se i mori

Kryetarja e LSI Kryemadhi e cila iu bashkua sot protestuesve të Unazës së re ka paralajmëruar qeverinë që të mos prishë shtëpitë e tyre dhe i ka dhënë ultimatum kompanisë Salillari fituese e nje prej tre tenderave me vlerë 40 miliinë euro, që mos guxojë ta bëjë këtë akt.

“I bëj thirrje Salillarit që mos u ngoptë inshalla se i mori të gjitha, që mos u afrohet shtëpive të banorëve për ti prishur” tha ajo.

Dyshimet e opozitës janë se tenderi për këtë segment të unazës është i manipuluar se në të tre garat e zhvilluara për të ndarë paratë, ka pasur një konkurent të vetëm fiktiv që është futur në lojë pa dorëzuar ofertë. Kompania Salillari është akuzuar edhe më parë nga Top Channel për shkatërrim mjedisor dhe tendera okultë, por tani kur dyshimet e opozitës janë se ajo nga njëra anë fiton gara të dyshimta me paratë e buxhetit dhe nga ana tjeter nxjer qytetarët nha shtëpitë e ka bërë Monika Kryemadhin ta shohë si një target perfekt të denoncimit të politikave të kësaj qeverisjeje.